Auto Dak
Auto Dak

Transkripti: media turke zbulon fjalët e fundit të Jamal Khashoggi

Një gazetë turke ka publikuar detaje të reja nga incizimet që sipas tyre paraqesin momentet e fundit të gazetarit të ndjerë saudit, Jamal Khashoggi.

Gazetari i njohur ishte kritik i zëshëm i qeverisë, dhe u eliminua brutalisht në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Gazeta pro-qeveritare “Sabah” tha se përmes burimeve të tyre është marrë transkripti nga brenda konsullatës. Aty ka informacione mbi bisedën, si dhe fjalët e fundit të gazetarit.

Detajet e shpalosura nga “Sabah” përfshijnë bisedat e skuadrës së angazhuar për ekzekutim, ku thuhej se “gazetari ishte një kafshë për t’u bërë kurban”.

Raporti vazhdon me pretendimet se me të hyrë në ambasadë, Khashoggi i kishte dërguar të birit një mesazh, dhe më pas ishte droguar nga skuadra ekzekutuese. Fjalët e fundit të tij ishin “mos ma mbyllni gojën”, por më pas e humbi vetëdijen.

Sipas po këtyre burimeve, Khashoggi ishte ngulfatur me një qese që i ishte vënë në kokë, bazuar në zhurmën karakteristike që dëgjohej në incizim.

Para se të eliminohej, Khashoggi shkruante kolumne për Uashinton Post dhe ishte me qëndrim në SHBA. Ai ndodhej në konsullatë për të marrë dokumentet që i duheshin për të lidhur martesë me të fejuarën e tij turke. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts