Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Trajtohej “me urdhër” nga Putin, koronavirusi shuan babain e Khabibit

Babai i Khabib Nurmagomedov, Abdulmanap Nurmagomedov, 57 vjeç, ka ndërruar jetë nga komplikimet që lidhen me koronavirusin dhe problemet e zemrës që ka pasur që nga mesi i majit.

Sipas mediave ruse, Abdulmanap humbi luftën për jetën e tij, dhe lajmi u konfirmua nga Razman Kadyrov, presidenti i Çeçenisë, i cili është një mik i afërt i familjes Nurmagomedov.

Abdulmanap Nurmagomedov u transferua me urgjencë në një spital në Moskë, ku ai ishte në gjendje kome të induktuar në dy raste, dhe që gjithashtu bëri operacion në zemër.

Abdulmanap do të mbahet mend në histori si njeriu që krijoi ndoshta luftëtarin më të madh të MMA të të gjitha kohërave.

Mjekët thanë më herët se gjendja e tij ishte e rëndë, por e qëndrueshme. Por ai përfundimisht humbi betejën për jetën e tij…

Abdulmanap Nurmagomedov kishte kujdesin më të mirë të mundshëm në spital, madje edhe Vladimir Putin personalisht kërkoi që për të bëhej gjithçka që duhej, por kjo nuk ndihmoi. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts