728 x 90 Leaderboard

Trajneri Spanjës Lopetegui, pasuesi i Zidane te Reali

Trajneri i përfaqsueses spanjolle, Julen Lopetegui do të jetë pasuesi i Zinedine Zidane në pankinën e Realit të Madridit.

Lëvizja e madhe do të ndodhë pas përfundimit të Botërorit të Rusisë, ku siç informohet nga klubi mbretëror, Lopetegui dhe do të nënshkruajë një kontratë për tre vjet

Kjo do të thotë se Lopetegui, i cili në maj të këtij viti zgjatur kontratën me Federatën spanjolle të Futbollit deri në vitin 2020, nuk do e respektojë atë. Dëmi financiar nga shkelja e kontratës merret përsipër nga Reali.

Lopetegui e morri stolin e Spanjës në verën e vitit 2016. /tesheshi.com/

 

 

Related posts