728 x 90 Leaderboard

Tragjedia që i ndodhi kësaj ruseje dhe reagimi i Kremlinit

Në dhjetor të vitit 2017, burri i Margarita Graceva e mori atë në pyll dhe ia preu duart me sëpatë.

“Ai më mori në pyll, në një vend të vetmuar. Më tha për të vënë duart e mia mbi trungun. Iu luta, por ai më urdhëroi për të parë larg dhe filloi goditi duart e mia”, thotë Margarita.

Rasti i saj, ka intensifikuar frikën e aktivistëve se lehtësimi i ligjeve ruse, që lidhen me dhunën në familje, mund të inkurajojë të tjerë burra të dhunshëm.

Para se t’i priste duart, burri i Margaritës e rrahur atë. Por fakti që ajo nuk u shtrua në spital, bëri që të mos trajtohet si një krim. Dhuna u trajtua vetëm si një incident i vogël familjar, duke u ndëshkuar me një gjobë, sipas dispozitave ligjore të miratuara në shkurt 2017.

Pas dhunës erdhi kërcënimi me thikë.

“Ai mori thikën dhe ma vuri në qafë. Unë e denoncova rastin në polici, por asnjë reagim”, tha Margarita.

Tre ditë më vonë, ai e mori atë në pyll dhe ia preu duart.

Përkundër protestave dhe kërkesave për mbrojtjen e grave, zëdhënësi i Kremlinit shprehu mendimin se disa raste të dhunës në familje nuk reflektojnë të gjithë Rusinë. /tesheshi.com/

Related posts