Tragjedia e Las Vegasit fut në kaos SHBA dhe median botërore: nga akt jo-terorrist te versioni ISIS

Tragjedia  e Las Vegasit ku janë vrarë 50 persona dhe plagosur mbi 406 të tjerë gjatë një koncerti të muzikës country, ka futur në kaos agjencitë ligjzbatuese në SHBA por edhe tërë median tradicionale botërore.

Tragjedia e përmasave të mëdha deri pak orë më parë u trajtua si një krim ordiner, pasi policia federale përjashtoi pistën terroriste.

Mirëpo vetëm pak më parë, mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se ka qenë ISIS që e ka marrë përsipër katastrofën e Las Vegasit.

Por  së voni, sipas New Yok Times, që i referohet agjencisë Amaq, ISIS thekson se autori i krimit, 64-vjeçari Stephen Paddock, është një ushtar i tyre.

Për mbi 15 orë lajmet mbi ngjarjen e tmerrshme ku nga dhomat e Mandalay Bay Hotel të Las Vegasit është qëlluar me armë automatike mbi turmën duke shkaktuar masakrën më të madhe në historinë e Shteteve të Bashkuara, kanë qenë kaotike, të paqarta mbi informacionin se kush është vrasësi dhe arsyet apo si mund të quhet ngjarja.

Vetë Zyra e Sherifit të Las Vegasit thekson se nuk ka të dhëna për një akt terrorist.

Një prej detajeve më komrpmentuese në rast se vërtet krimi i adresohet ISIS-it, është mosha e atentatorit. Deri më tani, atentatet e tyre famëkeqe janë realizuar nga të rinj, deri dhe adoleshentë, me stil jete problematik; ndërsa tani atentatori na shfaqet një njeri i moshës së tretë, plakush siç mund të quhet ndryshe.

Ndërkohë, ISIS-i kurrë nuk ka përcjellë kërcënime apo paralajmërime  kërcënuese kundrejt SHBA, por vetëm ndaj Europës. Dhe ky është i pari rast ku emri i tyre shfaqet në një tragjedi në territorin amerikan.

Nga ana tjetër, krimi me 50 viktima e qindra të tjerë të plagosur nuk është kategorizuar si “terrorist” por si “ordiner”, e tashmë që hidhet versioni i ISIS-it, autoritetet amerikane janë të detyruar të bëjnë një ndërhyrje në statusin e sulmit. /tesheshi.com/