TRAGJEDIA/ Çernobili, një botë në vete: aty ku natyra përbinë fatkeqësinë

Kur fotografi David McMillan vizitoi qytetin Pripyat në vitin 1994, ai priste të haste në pengesa. Tetë vite para se ta bënte atë vizitë, kishte shpërthyer një reaktor bërthamor në Çernobil, duke shkaktuar evakuim në mbarë vendin dhe duke shpërndarë mbetje radioaktive në mbarë Evropën.

Përkundër bindjes të tij fillestare, jo vetëm që arriti të hulumtoj zonën rreth eksplodimit famëkeq, por edhe iu afrua shumë afër reaktorit të dëmtuar.

“Ishte problem të gjeja njerëz që të më fusnin brenda,” kujton McMillan në një intervistë telefonike. “Nuk dija nga të shkoja, mbeta në mëshirë të taksistëve dhe përkthyesit tim.

“Nuk e kisha idenë e rrezikut,” shton ai. “Krejt çfarë më treguan njerëzit ishte se disa zona ishin tepër të kontaminuara, dhe se unë nuk duhet të kaloja aty pranë për më shumë se 2 minuta.”

Udhëtimi fillestar rezultoi me një seri fotografish ku tregoheshin ndërtesat e braktisura, këndet e braktisura të lojërave për fëmijë, si dhe makina të lëna në qoshe të rrugës.

chernobyl david mcmillan 9

Më pas u bë goxha kuriozitet se si brenda viteve fotografi kanadez do të vizitonte zonën më shumë se 20 herë.

Pas kaq vitesh, McMillan ka përgatitur 200 fotografi për librin e tij të ri në lidhje me Çernobilin.

Ato ofrojnë një pamje të rrallë në qytetin fantazmë, të paprekur fare qysh nga fatkeqësia, ndërsa shihet ndryshimi i natyrës në qytetin tashmë të paprekur.

chernobyl david mcmillan 1

Mbetjet e një qyteti ‘shembull’

Pripyat, qyteti që ndodhet në Ukrainën e sotme, ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik kur ndodhi katastrofa në prill të vitit 1986. Ky qytet i ndërtuar vetëm një dekadë me parë kishte për qëllim ti shërbente impiantit bërthamor dhe punëtorëve të tij, dhe numëronte rreth 30,000 banorë.

“Duhet të ketë qenë qytet i bukur,” thotë McMillan, i cili i ka studiuar fotografitë e arkivave të zonës që tregonin si ishte ky vend para tragjedisë.

“Në atë kohë konsiderohej si një prej qyteteve më të mira të Bashkimit Sovjetik. Në qytet kishte shumë shkolla dhe spitae, si dhe pajisje sportive dhe kulturore, me një fjalë ky ishte një qytet shembull.

chernobyl david mcmillan 2

Të gjitha këto pajisje tani janë braktisur, kanë rënë viktimë e ndryshkjes, kalbjes dhe prishjes.

Shumë nga fotografitë e McMillan shfaqin pishinat e zbrazura e të ndryshkura dhe kishat e shkretuara – dhe kjo tregon pikërisht se sa shpejt u evakuuan banorët e qytetit.

chernobyl david mcmillan 4

“Shkollat duken sikur nxënësit kanë ikur për pushim të pasditës,” thotë McMillan. Aty ndodhen ditarët e mësuesve, librat, madje dhe pajisjet e artit të nxenësve.

Këto ndërtesa shërbejnë si kapsulë kohe në njëfarë mënyre. Në mur qëndrojnë të varura portretet e Marksit dhe Engelsit, bustet e Leninit, sikur të ishte ngrirë për një moment historia e këtij vendi.

chernobyl david mcmillan 6

Mbetjet poashtu vërtetojnë fuqinë e kohës. Në disa raste, McMillan fotografoi të njëjtin vend për disa vite me radhë, duke vënë në foskur shkatërrimin e ambientit që po e pësonte qyteti dhe rrethina e tij.

Një nga shembujt më të fuqishëm është seria e fotografive të shkrepura në një kopsht fëmijësh.

Fotografia e parë është shkrepur në vitin 1994, tregon një flamur të shlyer të Republikës Sovjetike, i ngjitur një një mur të dëmtuar. Në fotografinë e fundit që iu bë këtij fokusi, nuk ka mbetur asgjë nga ky flamur, është shlyer dhe dëmtuar dhe nuk është më i kapshëm për syrin e lirë.

Fotografitë e këndeve të lojërave dhe luhatëseve tregojnë luftën që bën natyra për të shfaqur fuqinë e saj. Fëmijët, të cilët dikur luanin në ato luhatëse, tani duhet të jenë rreth të katërdhjetave.

chernobyl david mcmillan 11

“Ka diçka që nuk mund të kapërcehet – dhe jam i bindur kur e them këtë – bukuria e përfshirjes së natyrës. Është e habitshme si edhe muret janë bërë një me natyrën.”

Rikthimi i së gjallës

Ashtu si titullohet libri i tij, “Ringjallje dhe shkatërrim,” McMillan trajton heshtjen e dorës njerëzore dhe veprimin aktiv të natyrës.

Është intriguese të shohësh peizazhet në fotografitë e tij, egërsine e natyrës mbi ndërtimet njerëzore, bimët që gjejnë veten mbi strukturat e bëra nga dora e njeriut.

“Nuk kishte njerëz këtej rrotull, dhe kur natyra nuk u pengua dhe nuk u kultivua, u bë e egër dhe doli në plan të parë,” thotë fotografi.

Ndonëse vazhdon të jetë zonë e rrezikshme për të jetuar njerëzit, duket se bota shtazore është përshtatur si mos më mirë.

Në një forografi rrallë, fokusi i aparatit ka kapur një grua që kishte shkuar të pastrojë varrezat. Kaq. Kaq ka mbetur nga qyteti që dikur premtonte shumë.

Tani, ndonjëherë pranë rrethojave me tabelat e rrezikut radioaktiv shihen turistët. Ata dinë se çfarë ka ndodhur vetëm nga ajo që kanë lexuar. Por ata që e kanë përjetuar këtë tragjedi bartin me vete pasojat e shumë sëmundjeve degjenerative, në disa raste të pashpjegueshme.

Ajo që ka mbetur është një pamje reale e filmave horror. Qyteti njihet tashmë si qyteti fatazmë, i braktisur dhe i lënë pikërisht si në skenarë të frikshëm që tregojnë se natyra e egër di të jetë e frikshme por edhe intriguese. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts