Tragjedi në studion filmike në Japoni, zjarrvënia merr jetën e dhjetërave personave

Të paktën 12 persona mendohet të kenë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë marrë lëndime të rënda si pasojë e një zjarrvënie të qëllimshme në një studio filmike në Kioto të Japonisë.

Media lokale citoi policinë e cila thotë se momenti i rëndë ndodhi kur një burrë hyri në studion e animacionit filmik Kioto Animation Co në mëngjesin e së enjtes dhe spërkati me një substancë të lëngshme por të panjohur.

Rreth 30 njerëz ende mbeten të pagjetur dhe autoritetet nuk fshehin frikën se edhe ata mund të jenë në mesin e të pajetëve.

I dyshuari, i cili nuk është identifikuar, është arrestuar dhe dërguar në spital pasi kishte lëndime. Zjarri shpërtheu në ndërtesën tre-katëshe të enjten rreth orës 10:30 sipas orës lokale. Operacionet e shpëtimit janë ende në vazhdim.

Ende nuk është e qartë se çfarë marrëdhënie mund të ketë pasur i dyshuari me kompaninë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts