Auto Dak
Auto Dak

Tragjedi në Rusi: Autobusi bie në akull, 15 jetë të humbura (video)

Të paktën pesëmbëdhjetë njerëz u vranë dhe 11 u plagosën pasi një autobus doli nga rruga dhe ra në një lum të ngrirë, ngjarje e ndodhur në Zabaykalsk, Rusi.

Ministria e Shëndetësisë tha se pesë ambulanca dolën në vendin e ngjarjes për të ndihmuar viktimat.

Një fëmijë është ndër të vdekurit, njoftojnë media ruse.

Shoferi humbi kontrollin e automjetit ndërsa dilte nga autostrada afër stacionit hekurudhor Kuenga në Qarkun Sretenski. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts