Tragjedi në futbollin brazilian: zjarr në kompleksin e Flamengos, dhjetë viktima

Të paktën dhjetë të rinj vdiqën nga një zjarr që përfshiu konviktin e qendrës stërvitore të Flamengos, klubit më të madh të futbollit në Brazil.

Tragjedia ndodhi në Ninho de Urubu, një objekt trajnimi për klubin e futbollit Flamengo në Rio de Janeiro. Sipas medias vendase, zjarri shpërtheu në orën 5:10 të kohës lokale. Ai u mbyll vetëm dy orë e gjysmë më vonë.

Asnjë nga viktimat nuk është identifikuar ende, ndërkohë mësohet se konvikti përdorej nga lojtarët e moshës 14-17 vjeç.

Të plagosurit u transferuan në një spital aty pranë, thanë zjarrfikësit. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts