Auto Dak
Auto Dak

Tragjedi e pazakontë në Kinë: “Hapet dheu”, përpin autobusin me pasagjerë

Në Kinë, ajo që është metaforike në ligjërimin popullor shqiptar – hapja e dheut – ndodhi realisht në një stacion autobusi, duke shkaktuar të paktën 6 humbje jete, të gjithë pasagjerë.

Gjithçka dukej normale kur papritmaz u hap toka dhe autobusi u përpi prej saj.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme jashtë një spitali në Xining, kryeqyteti i provincës Qinghai, raporton BBC.

Pamjet e kamerave të vëzhgimit tregojnë kalimtarët duke pritur në stacionin e autobusit, e papritmaz para tyre hapet vrimë e madhe që në një moment nxjerr dhe flakë. Disa nga ata që qëndruan për të ndihmuar pasagjerët e autobusit gjithashtu ranë në vrimë.

Mediat raportojnë se diametri i vrimës është rreth dhjetë metra. Tani për tani nuk dihet se sa persona ishin në autobus kur ndodhi ky aksident tragjik, siç nuk është dhënë asnjë info mbi shkaqet. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts