728 x 90 Leaderboard

Tradita gjakatare në Ishujt Faroe: 180 balena të vrara këtë vit

Në Ishujt Faroe, edhe këtë vit u përsëritën skenat makabre të vrasjes në masë të balenave në një ngjarje tradicionale të quajtur Grindadrap

Një grup i balenave zhvendosen afër këtij ishulli, sepse është një sezon migrimi, por atyre iu bëjnë pritë gjuetarë që më pas i vrasin pa mëshirë duke u zhytyr në gjakun e tyre. Është një ngjarje që tërheq një numër të madh njerëzish lokalë, ku dhe fëmijët vjeçarët përfshihen në vrasjen e këtyre gjigantëve të detrave.

Alastair Ward, një student në Universitetin e Kembrixhit, botoi imazhe nga Grindadrepa e këtij viti.

Siç doli, më shumë se 180 balena u vranë në Sandaw Gur Bay.

Ndërsa vendasit thonë se kjo është një traditë qindra vjeçare, duke pretenduar se mishi dhe yndyra e tyre ndihmojnë për t’i mbijetuar dimrit, udhëheqësit e një grupi që lufton kundër masakrës së balenave deklarojnë se nuk ka nevojë për të vrarë 180 balena me këtë arsyetim.

Çdo verë, anëtarët e grupit shkojnë me anije dhe përpiqen të ndalojnë vrasjen e balenave, por shpesh ata arrestohen. /tesheshi.com/

Related posts