Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Toyota dhe Nissan do tërheqin më shumë se 6.5 milionë makina nga tregu. Arsyeja: airbegët me defekt

Gjigandët e prodhimit të makinave Toyota dhe Nissan, kanë vendosur dje që të tërheqin më shumë se gjashtë milionë gjysëm makina në botë për shkak të një defekti në airbegët e tyre të prodhuara nga kompania japoneze Takata, defekt ky që ka shkaktuar shumë vdekje.

Prodhuesi më i madh i makinave në botë Toyota tha se vendimi i saj përfshinë 35 modele të prodhuara në mes të vitit 2003 dhe 2007. Numri i automjeteve që priten të tërhiqen janë 1.350.000 automjete në Japoni, 1.260.000 të tilla në Evropë dhe 637,000 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vendimi për të tërhequr makinat vjen si një masë parandaluese, pas aksidenteve të ndodhura me shpërthimin e airbegëve të makinave të prodhuara nga kompania japoneze Honda.

Nisan tregoi se do të tërheqë 563.000 makina në Evropë, 326,000 në Amerikën e Veriut, në Kinë 274,000 dhe 288 mijë Japoni.

Në historinë e tërheqjes të automobilëve nga tregu mbahet mend rasti i General Motors i cili tërhoqi më shumë se 21 milion automjete të prodhuara prej saj dhe rasti në fjalë është i dyti. Problemi ndodh kur jastëku me ajër aktivizohet, pasi ai shpërthen dhe pjesët e saj të shoqëruara me presion plagosin pasagjerët dhe shoferin.

Ky problem ka shkaktuar vdekjen e të paktën pesë personave, njëri prej tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Associated Press

auto pjese dak

Related posts