728 x 90 Leaderboard

“Toyota”: Basha akuzon dhe dy emra të tjerë nga mazhoranca, shpallet qafir

Kreu demokrat Basha, i ka shtuar listës së “Toyotas”, veç Taulant Ballës, edhe emrat e Ulsi Manjës e Jurgis Çyrbes, pra dy depytetë të tjerë të PS-së, ku i pari është dhe kreu i Komisionit të Ligjeve, ndërsa i dyti deputet i thjeshtë por i përfolur nga opozita për lidhje me bandën e Shullazit, referuar një telefonate të tij me Gilmando Danin kur drejtonte Hipotekën e Durrësit. Sapo doli nga Prokuroria, aty ku u thirr të dëshmonte pas pas padisë së Ballës, Basha deklaroi se “në këtë çështje janë të përfshirë edhe Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja”.

“Prokuroria ka kërkuar dëshminë time për nxjerrjen e sekretit shtetëror përsa i përket futjes së parave të krimit me Toyota Yaris. Ky veprim dëshmon se deklaratat e mia publike për përfshirjen e Taulant Ballës në këtë çështje janë të vërteta”, shtoi Basha.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i dyshes Manja – Çyrbja, të cilët gjithashtu kanë premtuar të hapin proçes ndaj Bashës.

“Me shumë kënaqësi, së bashku me kolegun do t’i bashkangjitemi Taulantit në rrugen drejt gjyqit me Lulzimin, ku do t’i kërkojmë këtij djali të llastuar dhe qafir, një sasi të hollash për shpifje për shkak të detyrës!”, shkruan Manja

“Zgjohet e pa larë sytë mendon shpifjen e radhës. 

E meqë zgjohet vonë, nuk i del koha as të jetë kreativ nga shpifja në shpifje!

Unë nuk kam më pse të duroj baltën e Lulzim Bashës. 

Menjëherë padi për këtë humbës që shpifjen e ka kthyer në mjet të mbijetesës politike. 

E sfidoj Lulzim Bashën të përballet me mua dhe kolegët e min në gjykatë me prova e fakte, jo vetëm për këtë akuzë po për gjithçka këto muaj ka hedhur drejt personit tim!”, shpreh Çyrbja.

Në Prokurori për të dëshmuar qe dhe Balla, i cili tha se do t’i shkonte akuzës së Bashës deri në fund. /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts