728 x 90 Leaderboard

“Toyota”, Balla “troket” sërish në Prokurori: fakte të reja për Bashën

Siç Rama u kallzua te Krimet e Rënda nga opozita, edhe nga mazhoranca pati një “trokitje” në adresë të kreut demokrat Basha. ishte kryedeputeti i majtë Balla, ai që deklaroi se ka çuar të dhëna shtesë, sipas tij, për lidhjet e Lulzim Bashës mes njerëzit e eurove të gjetura në dy Toyota të ardhura nga Gjermania.

“Në vijim të transparencës dhe ndershmërisë përballë opinionit publik, sapo kemi depozituar në Prokurorinë e Tiranës parashtrime dhe fakte të reja, në plotësim të Kallzimit Penal datë 27.06.2018, ndaj personit të kallëzuar Lulzim Basha për disa vepra penale.

Jemi të bindur se këto hapa ligjorë do të zbardhin shpifjet dhe ofendimet e turpshme të esadistit Lulzim Basha, ndaj meje dhe ndaj gjithë grupit tim parlamentar. Në fund të këtij procesi drejtësie ky gojë përdalë do të marrë një dënim shembullor.

Nuk kam asnjë dyshim që afera e transportit të eurove të sekuestruara do të zbardhet plotësisht me kapjen e autorëve në kërkim (me të cilët lidhja e PD është organike, ndërsa e Lulzim Bashës me ta është sa afër në provën fotografike, aq edhe thellë në njohje të vjetra politike dhe personale)”, informon Balla. Ky i fundit sakaq, akuzohet nga Basha se qëndron pas eurove të mbërritura në Durrës, gjë që e çoi socialistin t’i drejtohej Prokurorisë. /tesheshi.com/

 

Related posts