728 x 90 Leaderboard

Tottenhami mund M. City 2-0, Pep Guardiola provon shijen e hidhur të humbjes

Tottenhami i ka shkaktuar Pep Guardiolas humbjen e parë me Manchester City-n me një rezultat 2 me 0.

Që prej ardhjes së spanjollit nga Bajerni i Mynihut, City ka qenë i pamposhtur në 11 ndeshje dhe ka fituar të gjitha ndeshjet në Premier League, por një autogol i Aleksandar Kalarov dhe një i dytë nga Dela Alli i dhanë fund këtij vrapi.

Tottenhami me sa duket i kishte parë me kujdes ndeshjet e mëparshme të Machester City-t duke përfituar kështu nga pikat e tij të dobëta.

Pas autogolit të tmerrshëm ka ardhur edhe goli i dytë në minutën e ’37 kur vendasit kanë shënuar me anë të Alli.

Manchester City, i cili u mund për herë të parë në Premier League që prej ardhjes së Guradiolës, u mundua ta mbledhë vetën në pjesën e dytë por nuk arriti të tregonte formë e duhur e cila e ka çuar në gjashtë fitore rradhazi. /tesheshi.com/

Related posts