Toni Kroos e zgjat qëndrimin te Reali i Madridit deri në vitin 2022

Mesfushori gjerman e ka zgjatur kontratën e tij me ekipin madrilen, dhe do të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll dhe gjashtë vite të tjera.

Reali i Madridit ka njoftuar për pranimin nga ana e Kroos-it të një kontrate të re, që zgjatet gjer në 2022-shin.

Vetë lojtari do të dalë nesër në konferencë shtypi në orët e mesditës, është bërë e njohur në faqen zyrtare të klubit ku ai luan.

Toni Kroos u transferua te Reali në verën e 2014-s, pasi kishte spikatur më herët te Bajerni i Mynihut. Kontrata e tij e mëparshme përfundonte në vitin 2020, ndërsa e tanishmja e mban atë në klub deri më 30 qershor të 2022-shit.

Lojtari i përfaqësueses gjermane është aktivizuar në 108 takime, në të gjitha aktivitetet, me Realin që prej mbërritjes së tij, dhe ka shënuar katër gola.

Ai vazhdon të jetë një prej lojtarëve më kyç te Reali i Madridit. /tesheshi.com/