Auto Dak
Auto Dak

DEKLARIMET/ Tmerri në kanionin e Holtës, kreu lokal i Zjarrfikësve: pse duhet falenderuar Zoti dhe “penguar” turistët/

Një ditë pas ngjarjes së rënë në kanionin e Holtës në Gramsh, ku një 25-vjeçare humbi jetën nga mbytja, e familjarë të saj u rrezikuan po ashtu së bashku me dhjetra turistë të tjerë, nuk do jetë më me “hyrje të lirë”.

Kjo u paralajmërua nga kreu i Zjarfikësve në Gramsh, Ilir Llapushi.

Sot ka akoma turistë, e kjo është diçka e frikshme. Do të lëmë një njeri këtu që të bëjë bllokimin e turistëve, pasi koha po acarohet. Në vijim do të bëjmë sensibilizimin e guidave për të marrë informacion për rrezikshmërinë që ka kanioni.

Këtu duhet të vihet një person për të bllokuar turistët që të mos hyjnë në kanion në kohë të keqe”, tha ai.

Duke folur mbi atë çfarë ndodhi një ditë më parë, zyrtari në fjalë tha se vetëm fuqia e Zotit ka evituar një tragjedi të përmasave më të mëdha.  “Falenderoj Zotin, pasi mund të kishte edhe më shumë viktima, pasi kur vjen Holta është e frikshme”, kryezjarfikësi i Gramshit.

Ai përshkroi me pak fjalë dhe atë çfarë ndodhi një ditë më parë.

“Ne u njoftuam nga policia që në kanion po mbyteshin disa turistë si pasojë e shirave që ranë në male duke rritur nivelin e ujit. Arritëm këtu me të gjitha forcat dhe u futëm menjëherë duke çarë dallgët e lumit. Duke u kacavirur gjejmë tre fëmijë dhe një të rritur, i marrim në shpatulla dhe i nxjerrim jasht. Rifutemi përsëri, por kanioni bëhej më i vështirë.

Kur erdhëm ne, vajza sipas parashikimeve tona ishte mbytur, por ne shpresonim të ishte gjallë. Me shumë vështirësi çamë dallgët dhe arritëm në fund, aty ky rryma godet më shumë, pasi 25-vjeçarja dhe i vëllai kishin shkuar deri në fund të kanionit”, ishte ajo çfarë tha në një dalje për mediat kreu Zjarrfikësve të Gramshit, Ilir Llapushi. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts