728 x 90 Leaderboard

Tmerr dhe mrekulli në Turqi: avioni me pasagjerë rrëshqet nga pista, ndalet pak para se të bie në det (video)

Një video që tregon se si shërbimet po përpiqen të tërheqin avionin përsëri në pistë, është postuar në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një avion pasagjerësh Boeing 737-800, të aviokompanisë Pegasus, në një incident që ka ndodhur të shtunën.

Thuhet se aeroplani u largua nga pista rreth 2,400 metra pas uljes, në kushte me shi dhe me dukshmëri të reduktuar.

Përveç kësaj, mediat raportojnë se menjëherë pas aksidentit ka shpërthyer panik brenda aeroplanit, por që të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit u evakuan me sukses dhe se askush nuk pësoi lëndime.

 Aeroplani fluturoi nga Ankaraja në Trabzon, dhe shkaku i aksidentit mbetet i panjohur. /tesheshi.com/

 

 

Related posts