Tjetër vdekje nga aksidenti në Maqedoninë Veriore, mes viktimave dhe djali i një deputeti

Është shtuar dhe një tjetër viktimë nga aksidenti i një dite më parë në autostradën Shkup – Tetovë, ku një autobus përplot me pasagjerë doli nga rruga dhe u rrokullis në një rrëpirë.

Tashmë bilanci i viktimave shkon në 14 sosh. E ndërkohë, mes atyre që humbdën jetën është dhe djali i deputetit Blagojce Tërpevski nga LSDM, Jovica Tërpevski. Qeveria në Shkup ka propozuar dy ditë zi kombëtare për këtë tragjedi.

Si shkak i aksidentit mendohet të  ketë qenë plasja e njërës gomë të autobusit. /tesheshi.com/  

auto pjese dak

Related posts