728 x 90 Leaderboard

Tjetër tërmet godet Meksikën, banorët dalin të tmerruar nga shtëpitë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë ka goditur sërish Mexico City ditën sotme. Sipas informacioneve të para, disa ndërtesa janë shembur.

Nuk dihet nëse lëkundjet në shtetin jugor të Oaxaca, kanë shkaktuar viktima.

Gjithashtu mësohet se disa ndërtesa janë evakuuar. Raportet fillestare nga autoriteti sizmologjik meksikan thanë se tërmeti ra rreth orës 07:53, sipas kohës lokale në një thellësi prej 10 kilometrash , dhe me një epiqendër rreth 12 km në veri të qytetit të Ixtepec.

Dëshmitarët thonë për mediat lokale se sirenat paralajmëruese të tërmetit janë duke u dëgjuar kudo në Mexico City.

Sipas Koordinatorit Kombëtar të Autoritetit të Mbrojtjes Civile, operacionet e shpëtimit në kryeqytet për të mbijetuarit e tërmetit të 19 shtatorit janë pezulluar përkohësisht për shkak të rrezikut.

Pesë ditë më parë, Meksika u trondit nga një tërmët 7.1 ballësh qe ka lënë mbi 218 viktima dhe 1900 të plagosur. /tesheshi.com/

 

Related posts