Tjetër qëndrim “i urryer” gjerman për opozitën: djegia e mandateve e gabuar, reforma në drejtësi “ok”

Një tjetër apel i fortë është lëshuar nga Berlini për opozitën shqiptare, ku i kërkohet që të futet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ndërsa akuzat për vjedhjen e votave për procesin e 2017 t’ia lerë drejtësisë për ta verifikuar.

Christian Hellbach, i ngarkuar me punë për Evropën Juglindore, Turqinë dhe Shtetet e EFTA-s pranë Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme, si dhe Thomas Ossowski, i ngarkuar për Politikat e BE-së pranë Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme vizituan Shqipërinë, ku zhvilluan takime me Metën, Ramën, Bashën dhe ministrat Lleshaj e Cakaj.

Pas takimeve ata kanë bërë një deklaratë publike, ku më së pari e konsiderojnë të gabuar vendimin e opozitës për të djegur mandatet

Ne ishim sot në Tiranë dhe kemi zhvilluar biseda me Presidentin e Republikës Meta, Kryeministrin Rama, Ministrin e Brendshëm Lleshaj, Ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Cakaj si dhe me kryetarin e Partisë Demokratike  Basha dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

I kemi dëgjuar me vëmendje argumentat e të gjitha palëve. Debatet dhe përballjet politike janë të dëshiruara në cdo demokraci. Dhe e drejta për të protestuar është një element i rëndësishëm i kushtetutshmërisë demokratike. Por dhuna është e papranueshme.

Është detyra e të gjithë deputetëve të zgjedhur, pikërisht në parlament, me angazhim dhe në mënyrë konstruktive, të çojnë përpara reformat e nevojshme dhe të arrijnë rezultate konkrete. Shqipëria është, p.sh. në reformën e drejtësisë, në rrugë të mbarë. Kurse bojkoti i parlamentit dhe sidomos dorëzimi i mandateve është për ne i gabuar.

Ndaj u bëjmë thirrje të gjitha partive të tregojnë përgjegjësi përkundrejt zgjedhësve të tyre dhe të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor”, është thënë në deklaratën e dyshes Christian Hellbach dhe Thomas Ossowski. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts