Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Tjetër përgjakje e rrugëve në Shqipëri: edhe tre jetëhumbje në aksin Rrogozhinë – Peqin, shuhen burrë e grua

Vijon shqetësueshëm përgjakja e rrugëve në Shqipëri si pasojë e aksidenteve, ku së fundi, në afërsi të Rrogozhinës janë shënuar dhe dy viktima të tjera, pas 3 sosh nëj ditë më parë në Kashar.

Një makinë tip Audi me  targa AA160YT me drejtues mjeti shtetasin Tonin Mhilli 59-vjeç, i cili po udhëtonte me drejtim nga Rrogozhina për në Peqin, ka humbur kontrollin duke dalë në krahun e kundërt të rrugës dhe si pasojë është përplasur me makinën tip Benz me targë AA273NH, e cila po udhëtonte në drejtimin Peqin -Rrogozhinë ku ndodheshin 3 persona të një familje të cilët u transportuan në spital.

Gjithashtu në aksident u përfshi edhe automjeti tip Volkswagen me targa AA236BE dhe drejtues Endrit Lila, i cili goditi nga pas makinën tip Benz me targa AA273NH,

Nga aksidenti i ndodhur ndërroi jetë drejtuesi i mjetit tip Audi, shtetasi Tonin Mhilli , si dhe u shoqërua në komisariat Endrit Lila drejtues i Volkswagenit.

Pak më vonë, u lajmërua dhe jetëhumbja e dytë, gruaja e quajtur Merushe Koni, e cila ka qenë në Benz. Po në këtë automjet ka qenë dhe një fëmijë 10 vjeç. Dhe pak më vonë u shua dhe bashkëshorti i Merushes, Bajram Koni. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts