728 x 90 Leaderboard

Tjetër hetim ndaj Nikolla Gruevskit, 80 milion euro “mbi shpinë”

Pas “Tankut”, për të cilin është dënuar me 2 vjet burg, ish-kryeministri maqedonas po përballet tashmë dhe me një akuzë tjetër për shpërdorim detyre, ku shifra abuzimit të pretenduar është 80 milion euro dëm në buxhet.

Fjala është për disa kontrata qeveritare që nga viti 2009 e deri në 2015-ën. Bashkë me Gruevksin, nën akuzë janë dhe pesë ish-ministra dhe për ironi, mes tyre dhe ai që është tashmë nr.2 i qeverisë Zaev, Bujar Osmani. Në atë kohë, si eksponent i BDI-së, Osmani ishte ministër i Shëndetësisë. Ai lidhi një kontratë për rindërtimin e disa spitaleve shtetërore me një kompani ndërtimi, e cila më vonë rezultoi që nuk kishte plotësuar kërkesat e nevojshme, duke shkaktuar kështu dëmtimin e buxhetit.

Osmani tha se ai nuk ndikoi në zgjedhjen e kompanisë dhe se nuk ishte në dijeni për ndonjë keqpërdorim të mundshëm të parave të shtetit.

Gruevski gjykon se qëllimi i këtij hetimi të ri është një lloj presioni ndaj VMRO-së, për shkak të qëndrimit të saj kundër ndryshimeve kushtetuese të cilat do të konfirmonin marrëveshjen me Greqinë për emrin e ri të Maqedonisë. /tesheshi.com/

Related posts