728 x 90 Leaderboard

Tjetër film tronditës nga Michel Moore: Trump, presidenti i fundit i Shteteve të Bashkuara (video)

Regjisori i famshëm amerikan Michel Moore, dokumentarët e të cilit zakonisht trondisin opinionin me investigimet, analizat, por dhe parashikimet, po përgatit një të radhës për ta shfaqur dhe që ka si personash kryesor, atë, Donald Trump. Sipas tij, Trump do jetë në krye të Amerikës deri në fund të kësaj perandorie.

Michel Moore ka lëshuar trajlerin e dokumentarit të ri të titulluar Fahrenheit 9/11 në të cilën argumenton se presidenti amerikan, Donald Trump do të jetë i fundit në ekzistencën e Shteteve të Bashkuara, si shteti më i fuqishëm në botë.

Filmi është bërë si një vazhdim i filmit të tij Fahrenheit 9/11 në vitin 2004, e cila merret me ngjarjet para 11 shtatorit të vitit 2001.

Në filmin e fundit, Moore iu kthehet numrave për të paraqitur datën e zgjedhjeve presidenciale – 9. 11. 2016, e cila konsiderohet një katastrofë të ngjashme me sulmin terrorist që ndryshoi botën.

Për të, Trump është “një gjeni i keq që nuk ka ndërmend të largohet nga Shtëpia e Bardhë”.

Premiera e filmit është njoftuar për më 21 shtator. /tesheshi.com/

Michael Moore’s FAHRENHEIT 11/9 – OFFICIAL TRAILER

Can’t take the insanity anymore? This is the movie that will end the madness. Watch the trailer for Michael Moore’s FAHRENHEIT 11/9, in theaters September 21.

Posted by Fahrenheit 11/9 on Thursday, August 9, 2018

Related posts