Tjetër Ed në krye të Shqipërisë, italiani Reja merr drejtimin e kuqezinjve

Kombëtarja shqiptare bëhet me trajner të ri. Ky është italiani Edy Reja, i cili, pas drejtimit të disa ekipeve italiane ndër vite, për herë të parë merr një kombëtare.

Falenderoj presidentin Duka për besimin dhe ftesën për të drejtuar kombëtaren. Kontrata do të jetë deri në fund të eliminatoreve. Më pas nëse do të ketë vend për të vazhduar do vazhdojmë”, ishin fjalët e para të 73-vjeçarit italian, që kapërcen detit për drejtuar futbollin e shqipeve pas dështimit të bashkëatdhetarit të tij Christian Panuçi.

Nuk premtoj asgjë por kam ardhur këtu për të dhënë 200 përqind. Kundër Turqisë nuk ishte Shqipëria e vërtetë…”, tha Reja, prezent në stadium kur kuqezinjtë humbën 0-2 në të parin takim në grup për eliminatoret e Europianit 2020.

Për presidentin Duka, Edy Reja është një zgjedhje e mirë dhe premtuese.

Jemi munduar që të bëjmë zgjedhjen më të mirë. Është një trajner me shumë eksperiencë, mendoj që kemi bërë zgjedhjen e duhur. Kemi shumë elementë cilësorë por që kanë nevojë për një motivim, për frymë grupi, dhe Reja ka eksperiencën për të dhënë motivimin e duhur“, tha kreu i FSHF-së. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts