728 x 90 Leaderboard

Tjetër e dhënë kompromentuese nga dosja “Tahiri”, mund të jetë takuar me Artan Habilajn në Greqi

Nga çështja “Tahiri” ka një tjetër lajm komprometues. Ish-ministri i Rendit nën hetim, mund të jetë takuar me një ndër vëllezërit Habilaj, Artanin, dhe kjo në Greqi në verën e vitit 2014.

Siç ka informuar TCH, pikërisht për këtë është thirrur e pyetur te Krimet e Rënda, ish-shoferi i dytë i Tahirit, Alban Aliaj. Sepse ka qenë pikërisht ky i fundit që ka shoqëruar ish-shefin e tij në këtë udhëtim.

Dhe ka një përkim mes udhëtimit të Tahirit dhe atij të Artan Habilajt në Greqi me audin e famshëm të blerë nga kushëriri ministër.

Sakaq sot, ambasadori Lu bëri me dije se është kërkuar dhe ndihma e prokurorëve amerikanë, për të hetuar e zbardhur çështjen “Tahiri”. /tesheshi.com/

 

 

Related posts