Auto Dak
Auto Dak

Tjetër e artë për xhudon kosovare, tjetër rus nën këmbët e një shqiptari

Xhudoja kosovare ka arritur një tjetër triumf, ku sërish është vënë përposhtë një rus.

Ka qenë Akil Gjakova që ka arritur të mposhtë kundërshtarin e tij rus në finale, duke rrëmbyer medaljen e artë në Grand Prix Budapest.

“Akil Gjakova dominon në Grand Prix Budapest! Çfarë Akili sot i çmendur! Luftë pas lufte deri në finale mposhti kanadezin, zviceranin e në çerekfinale legjendën e xhudos japoneze Ebinumen, në gjysmëfinale uzbekun e në finale qershia mbi tortë, rusin Elbakiev në mënyrë efikase me dy hudhje të bukura”, shkroi në FB trajneri i tij, Driton Kuka.

Kjo e artë e Gjakovës, vjen pas dy të argjentave të një dite më parë nga Distria Krasniqi e Nora Gjakova, ndërkohë që për çudi, më e famshmja e xhudos kosovare, kampionia edhe olimipike Majlinda Kelmendi, nuk ka marrë medalje në Grand Prixin e Budapestit. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts