Tjetër arrestim për grabitjen në Rinas, policia po “kompleton” bandën nga “i penduari”

Policia arreston të pestin person të implikuar në grabitjen e bujshme të miliona eurove në Rinas, ngjarja e ndodhur pak javë më parë. Ai, emri i të cilit nuk është bërë publik, është arrestuar në Bullgari, pasi ka rezultuar i arratisur pas grabitjes.

Me anë të një postimi në Twitter, kreu i qeverisë u shpreh: “Arrestohet edhe një autor tjetër i grabitjes së Rinasit, duke e ngushtuar më tej rrethin e keqbërësve falë punës intensive dhe profesionale të Policisë së Shtetit. E cila po provon se ka kaluar në një nivel të ri fuqie goditëse ndaj krimit, duke folur përditë me rezultate konkrete”.

Edhe pse nuk konfirmohet ende zyrtarisht, pretendohet se grupi i grabitësve pothuaj është zbuluar. Dhe kjo i dedikohet një prej të arrestuarve të parë, Alkond Bengasit nga Elbasani, kushëri i të shumëkërkuait Klement Çala, një prej kokave të grabitjes.

Bengasi ka pranuar të jetë “i penduar”, pasi policia ia ka faktuar prezencën në grabitje nga gjurmët e gishtave lënë në furgonin e aksionit me mbishkrimin Hetimi Tatimor. Bashkë me të u arrestuan dhe Oltian Veseli, Renaldo Sula dhe Saimir Çela. /tesheshi.com/

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts