Tjetër akt “shokues” i Trump: shkarkon Sekretarin Tillerson, e zëvëndëson me Mike Pompeo

Tronditja e radhës në Administratën Trump ështrë shkarkimi prej këtij të fundit të vetë Sekretarin Tillerson duke duke e zëvendësuar atë me drejtorin aktual të CIA-s, Mike Pompeo.

 “Jam krenar të nominoj drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, Mike Pompeo, në postin e Sekretarit tonë të Shtetit. Mike ka shërbyer me devotshmëri në ushtrinë amerikane, ka mbaruar studimet e larta me nderime në Harvard dhe shërbeu në Dhomën e Përfaqësuesve me një rekord të provuar të punës së tij. Si drejtor i CIA-s, Mike ka marrë lavdërime nga anëtarë të të dyja partive, duke forcuar grumbullimin e të dhënave të shërbimeve sekrete, duke modernizuar aftësitë tona mbrojtëse dhe sulmuese, e duke ndërtuar lidhje të afërta me miqtë e aleatët tanë në komunitetin ndërkombëtar të shërbimeve sekrete. Eksperienca e tij në ushtri, Kongres dhe si kreu i CIA-s e ka trajnuar mjaftueshëm mirë për të marrë rolin e tij të ri, ndaj kërkoj konfirmimin e tij të shpejtë”, shkruan Trump në Twitter.

Prej shkarkimeve në seri të Trump, kjo e Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson, konsiderohet si më “shokuesja”. /tesheshi.com/  

 

 

Related posts