Tiranë, sekuestrohen asete dhe llogari bankare me vlerë 600 mijë usd: ja dyshimet…

Policia e Tiranës ka sekuestruar disa asete, të cilat dyshohet se janë vënë nga veprimtari kriminale.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se janë sekuestruar apartamente, dyqane dhe dy llogari bankare me vlerë totale 660 mijë dollarë.

Pasuritë e sekuestruara:

apartament 100 m2 dhe dyqan 80 m2 në ngarkim të  A.C.

– llogari bankare me vlerë 460 mijë dollarë në ngarkim të Y.D.

–  llogari me vlerë 200 mijë dollarë në ngarkim të D.Sh.

Procedimet ndaj këtyre shtetasve kanë filluar në bazë të materialeve të referuara në Prokurori  nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asteve Kriminale pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. /tesheshi.com/