Tirana, kritika Beogradit për Kosovën: flet me gjuhën e para dy shekujve

Në Tiranë po mbahet konferenca “Serbët dhe shqiptarët”, ku folës të ndryshëm po shprehin pikëpamje për raportet mes dy popujve, dje dhe sot, dhe sfidat e së ardhmes, ku Kosova mbetet çështje kryesore. TCH citon ministrin e Jashtëm Bushati, të ketë thënë se Beogradi politik vijon me retorikën e para dy shekujve, një gjë hiç e mirë sipas tij dhe që nuk premton ndryshim realitetesh në funksion të paqes.

“Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë se Kosova është zemra e Serbisë dhe kosovarët janë shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut të tyre. Kjo është retorikë e shekullit XIX dhe nuk i bën nder diskutimeve të sotshme që janë të përqendruara në procesin e pajtimit dhe normalizimit. Marrëdhënia shqiptaro-serbe ka një elefant në dhomë që është Kosova, që ka përfaqësuesit e saj që flasin në interesin e saj, por edhe qëndrimi jonë është i qartë: procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi nuk zëvendësohet nga një raport i mirë Shqipëri-Serbi, por përplotësohet”, ka deklaruar kreu u diplomacisë së Tiranës.

Por ndryshe ka menduar Bushati mbi raportet Shqipëri – Serbi. “Marrëdhëniet me Serbinë janë në progres e sipër. Vendet tona duhet të kalojnë plagët e së kaluarës dhe ka shenja për këtë”, ka theksuar ministri i Jashtëm në kabinetin e Ramës. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts