Tirana 99 vjet kryeqytet, Veliaj: i pazëvëndësueshëm në trojet shqiptare

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e cilësoi qytetin që drejton si “të pazëvëndësueshëm” me asnjë qytet tjetër në trojet shqiptare.

Duke kujtuar se sot është 99-vjetori i shpalljes së Tiranës kryeqytet, e kjo nga një vendim i Kongresit të Lushjnës, Veliaj tha se Tirana mbetet një simbol për shqiptarët e kudogjendur.

“Tirana është sot kryeqyteti i denjë, modern, metropolitan i Shqipërisë, pavarësisht se ende nuk është perfekt. Realisht jemi në vitin e 99 të jetës së këtij kryeqyteti, që është krejt i patjetërsueshëm dhe i pazëvendësueshëm nga asnjë qytet tjetër i trojeve shqiptare.

Tirana po mbush shekullin e vet dhe sa ka filluar vitin e fundit të 100-vjetorit të parë.

Dhe në këtë 100-vjetor kronologjia historike, lëvizja e kohërave dhe e ngjarjeve ka qënë të shumta, por ka mbetur e palëkundur simbolika qendërzuese dhe semantika përfaqësuese e Tiranës për të gjithë shqiptarët”, theksoi njeriu që e drejton atë, Erion Veliaj. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts