Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

“Timoni” i Dialogut në duart e BE-së: Hoti dhe Vuçiç, ballaz të dielën në Bruksel

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, do të takohen në Bruksel të dielën si pjesë e një dialogu politik për normalizimin e marrëdhënieve, tha të hënën zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Ai tha se në takim do të merrte pjesë Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Mirosllav Lajçak, si dhe shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Përpara njoftimit të takimit në Bruksel, AFP raportoi se Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel do të presin samitin Serbi-Kosovë të premten, 10 Korrik, me anë të një video-konference

Lajçak kohët e fundit u takua me përfaqësuesit e të dy palëve, Hoti dhe Vuçiç.

Të dy palët ishin planifikuar të takoheshin në Uashington në fund të qershorit për bisedime të investuara nga SHBA, por takimi u shty për shkak të njoftimit të akuzave për krime lufte kundër Presidentit Thaçi, formuluar nga Specialja në Hagë.

Ky zhvillim u pa si një komplot europian kundër SHBA, pas injorimit të Uashintoni i bëri Brukselit duke e sajuar vetë rinisjen e dialogut, nën të dërguarin Grenell. Kjo, nën dyshimet se Shtëpia e Bardhë ka një plan të sajin për marrëveshjen Prishtinë – Beograd, të cilin po kërkon ta diktojë pa konsensusin e BE.

Por tashmë është kjo e fundit që ka marrë frenat e dialogut, sigurisht pas efekteve të skemës “Specialja”, me shantazhimin e  Thaçit. /tesheshi.com/  

auto pjese dak

Related posts