Tillerson thërret Donald Lu-në dhe ambasadorët “soroistë” të Ballkanit në Ankara. Përse?

SHBA po përgatit një ofensivë diplomatike në të gjithë territorin ku Rusia synon të shtrijë influencën e saj.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, i cili ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Turqi, ka thirrur në Ankara ambasadorët amerikanë të akredituar në Ballkan, Kaukazin Jugor dhe Meshdheun Lindor.

Kanë qenë ndër ta edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu; ai në Kosovë, Greg Delawie dhe ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily.

Është e rëndësishme theksimi i emrave të këtyre të treve, pasi që prej më shumë se një viti, disa qarqe në Ballkan i kanë cilësuar dhe vazhdojnë t’i cilësojnë si “njerëz të Sorosit” që do të shkarkohen nga Trump.

Mirëpo përkundrazi, vetë Sekretari i Shtetit i SHBA-së, ka thirrur në Ankara Donald Lu-në, pikërisht pas vendimit që mori për të futur në “listën e zezë” Adriatik Llallën, ish-kryeprokurorin shqiptar.

Takimi i Ankarasë është në fakt, niveli më i lartë i samiteve publike të Tillerson me ambasadorët e tij në Ballkan.

Në verë, një “samit të tillë” e mbajti në Sarajevë, Hoyt Brian Yee, i cili u komandua nga Tillerson për të menaxhuar Ballkanin pas dorëheqjes së Victoria Nuland.

Pas suksesit që arriti Hoyt Yee me largimin e rusëve nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova. dhe ka punuar fort për ta kryer këtë edhe në Serbi, tani Tillerson ka ndërmarrë një aksion më agresiv.

Ai do ta largojë apo dobësojë ndikimin rus jo vetëm në Ballkan, por edhe në Kaukazin e Jugut, ku ndodhen shtete që kanë probleme me Moskën, por gjendja ekonomike i kanë bërë që të fitojnë qeveritë proruse.

Pra në një farë mënyre, Uashingtoni po vendos vijat e tij të influencës para një “Jalte të Re” siç ka kërkuar Putin, pra një ndarje të zonave.

Turqia ka shërbyer gjatë Luftës së Ftohtë si kufiri ekstrem i NATO-s që ishte ngjitur me Bashkimin Sovjetik, duke përballuar e para problemet e Luftës së Ftohtë.

Por fuqia e këtij shteti, që i ka zgjidhur problemet me fqinjët vetë, sidomos kohët e fundit, ka krijuar një mikrokozmos gjeopolitik në rajonin e Mesdheut Lindor, Kaukazin e Jugut dhe Lindjen e Mesme, rajone që janë të lidhura organikisht me Ballkanit.

Dhe nga ku Moska edhe falë lidhjeve të vjetra, ka lëvizur gjithnjë gurët dhe ka qenë mjaft e fortë.

Takimi i Tillerson në Ankara, duket se i ka dhënë një fuqi gravitacionale kryeqytetit turk, i cili pritet të jetë edhe qendra e politikës amerikane për Ballkanin.

Kjo ndodh vetëm disa muaj kur Presidenti amerikan Trump, i cili takoi homologun turk Erdogan në Shtëpinë e Bardhë, i kërkoi që të ushtrojë një rol më aktiv në Ballkan.

Por ky takim është i rëndësishëm gjithashtu, edhe se i kthen një përgjigje politikës së ditës. Asaj që një pjesë të opozitës në Shqipëri ka rinisur sulmin ndaj ambasadorit Donald Lu, duke e cilësuar se po përdor politika personale në veprimin ndaj Adriatik Llallës.

Madje në murin e faqes së facebook-ut të ambasadës amerikane në Tiranë, janë postuar komente të egra, kryesisht nga usera anonime që akuzojnë Donald Lu-në se i kërkoi Llallës të mbyllë hetimet për Bankers.

Dhe është ccuditshme, se kjo rastis me mbylljen e hetimit të prokurorit special në SHBA, Robert Mueller, i cili tashmë ka vërtetuar se rusët me anë të userave anonimë kanë influencuar në zgjedhje, duke depërtuar në rrjetet sociale.

E njëjta gjë që po ndodh edhe sot në sulmet ndaj Donald Lu-së.

Këto përgjigje, edhe pse kanë qenë jashtë etike nuk janë fshirë nga ambasada, por siç mësohet po hetohet një e nga një për të gjetur origjinën e këtyre sulmeve.

Dhe takimi i Ankarasë, duket se është përgjigje e asaj se ku Amerika e drejton gishtin si organizator i këtyre manovrave…/tesheshi.com/

Related posts