Tifozët e Bosnjës thyejnë “minutin e heshtjes” për viktimat e Parisit (video)

Tifozët e Bosnjës dhe Hercegovinës nuk kanë respektuar aspak minutin e heshtjes në ndeshjen ndaj Irlandës, në nderim të viktimave që humbën jetë ditë më parë në Paris. Pos vërshëllimave që u dëgjuan nga tribuna ku ishin të vendosur tifozët ballkanas, ata gjithashtu brohoritën “Palestina-Palestina”.

Kjo nuk është hera e parë që tifozët boshnjakë krijojnë një atmosferë të tillë. Në vitin e kaluar gjatë ndeshjen kundër Izraelit, ata kishin thirrur në pavarësinë e Palestinës, ndërkohë kishin vërshëllyer gjatë gjithë kohës, lojtarët izraelitë.

Ndiq videon: https://www.youtube.com/watch?v=2aAy-cQ4Xb4

/tesheshi.com/