Thyheshin ekranët, Samsung shtyen debutimin e “Foldable”

Kompania Samsung ka vendosur të shtyej debutimin e telefonit me ekran të palosshëm, pak ditë pasi përdoruesit e parë treguan se ekranet e tyre ishin thyer.

Kompania tha se ka vendosur të shtyjë debutimin pasi ka vlerësuar se nevojitet të kryhen edhe disa testime të brendshme.

Në prill, analistët e parë të telefonëve thanë se ekranet e Galaxy Fold ishin thyer pas disa ditësh përdorim. Samsung nuk ka dhënë asnjë detaj se kur do të dalë në shitje për masën e gjerë telefoni afro 2000 dollarësh.

Gjigandi korean është duke hetuar se çfarë nuk ka shkuar mirë me modelet e shumëpërfolura. Në disa raste analistët kishin hequr një shtresë mbrojtëse prej plastike mbi ekran dhe kjo mendohet të ketë shkaktuar probleme të tilla. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts