Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Thriller fetar në Tiranë: vetëflijime me uri nga nënë e bija jehovajase

Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën mbrëmjen e së enjtes. E veshur me mister, policia u ballafqua me dy jetë të shuara në një banesë në Kombinat, nënë e bijë, Zhaneta Josifi dhe Anisa Josifi, 56 dhe 30 vjeçe, ndërsa vajza tjetër, Blerta Josifi, 34 vjeçe, u dërgua në një gjendje të rëndë në spital.

Paraprakisht thuhet se ata kanë shkuar drejt vetëflijimit me anë të urisë, pasi ishin dhe të angazhuara me besimin e “Dëshmitarëve të Jevohait”.

Madje vajza e vdekur, Anisa Josifi, thuhet që kishte ndërruar jetë prej dy javësh.

Pra, nënë e bijë, ku dhe e para ndërroi jetë ndërsa e dyta është në spital, e kishin mbajtur në shtëpi kufomën, siç raportohet, në dekompozime sipër, duke besuar se edhe mund të ringjallet.

Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi, tregoi për median se si u zbulua ngjarja.

“Vëllai i viktimës ka njoftuar në polici se nuk kam kontakt me motrën dhe dy mbesat e mia. Është njoftuar zjarrfikësja. U ngrit  hetimor. Shkuam në banesë dhe në pamundësi për të hapur derën kemi hyrë nga dritarja.  

Menjëherë konstatuam të zonjën e shtëpisë të vdekur, një nga vajzat në gjendje kritike dhe në një ambient tjetër në krevat është gjetur e mbuluar me batanije dhe jorgan vajza tjetër.

Po kryhen veprime në vendngjarje. Sipas ekspertit mjeko ligjor dy viktimat nuk kanë shenja dhuna dhe dyshohet se janë vetëflijuar. Do tju njoftojmë konkluzionet e mjekut ligjor.

Mendohet për një vetëflijim.

Kemi gjetur shënime të ndryshme, me përmbajtje fetare. Do të bëhet ekspertimi i telefonave dhe kompjuterët. Të dy vajzat kanë qenë të arsimuara, por kanë qenë të papuna. Ka pasur shenja të mosushqyerjes ditët e fundit”, tha Jaupaj.

Sakaq, fqinjët e tronditur, janë shprehur me konsiderata për familjen, nënën e dy vajzat (pasi krtefamiljari kishte ndërruar jetë para pak vitesh), duke thënë se ishin shembullorë.

Ata ishin me origjinë nga Përmeti dhe jetonin në Tiranë prej 15 vitesh. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts