Auto Dak
Auto Dak

BIZNESI/ “Thomas Cook” në kolaps, ç’po ndodh me agjensinë më të vjetër të udhëtimit në botë?

“Thomas Cook”, agjensia më e vjetër e udhëtimit në botë ndaloi së funksionuari për shkak të borxheve të mëdha dhe qindra mijëra turistë janë gjendur të mbërthyer në vendet e huaja, sepse hotelet e tyre dhe fluturimet e kthimit nuk janë paguar.

Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë, Peter Fankhauser, tha se i vinte keq për këtë zhvillim, pasi ata nuk arritën të merrnin hua fondet e shpëtimit të biznesit.

Autoriteti Britanik i Aviacionit Civil (CAA) ka njoftuar se do të punojë me qeverinë për të sjellë më shumë se 150,000 turistë britanikë në shtëpi në dy javët e ardhshme.

“Unë do të doja t’u kërkoja falje miliona klientëve tanë dhe mijëra punonjësve, furnitorëve dhe partnerëve që na kanë mbështetur për shumë vite”, tha Frankhauser.

Qeveria dhe rregullatori i aviacionit kanë njoftuar se do të ketë disa pengesa, pasi është një krizë e madhe.

“‘Thomas Cook’ ka ngrirë biznesin dhe të gjitha fluturimet e kompanisë janë anuluar”, deklaron AAC.

Kjo është një nga kompanitë më të vjetra britanike që filloi të funksionojë në 1841 dhe i mbijetoi dy luftërave botërore. Ishte agjensia e parë në Evropë që ofroi organizimet e udhëtimit.

Kompania tani ka hotele, vendpushime dhe linja ajrore që përdoren nga 19 milion njerëz në vit në 16 vende.

E tani, 600,000 njerëz aktualisht janë jashtë vendit e kjo është arsyeja pse qeveritë e tyre dhe kompanitë e sigurimeve duhet të hartojnë një plan për t’i rikthyer ata në shtëpi.

“Thomas Cook” i është drejtuar Gjykatës së Lartë në Londër pasi negociatat për fonde shtesë dështuan për shkak të borxheve të mëdha prej 2.1 miliardë dollarë.

Kompania tha se po kërkonte 250 milion dollarë për të shmangur falimentimin dhe ishte në bisedime me aksionarët dhe kreditorët.

“Thomas Cook” u përball me konkurrencën në internet, një treg në ndryshim, si dhe me ngjarje gjeopolitike që ndikuan në sezonin e verës. Vala e nxehtësisë e vitit të kaluar në Evropë gjithashtu preku biznesin, me klientë që anulluan marrëveshjet.

Turistët tani kanë ngecur në vendet e huaja sepse hotelet e tyre nuk janë paguar, në vende të tilla si Gambia dhe Greqia.

Në planin afatgjatë, kolapsi i kompanisë mund të godasë ekonomitë e Spanjës dhe Turqisë, të cilat janë destinacionet më të mëdha të saj; të lënë furnizuesit me karburant pa të ardhura dhe të bëjnë që qindra agjentë udhëtimesh të humbin punën e tyre në Britani. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts