THIRRJA/ Tusk: Kontinenti në rrezik, pro një Ri-Rilindjeje Europiane

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk paralajmëroi për rrezikun e “ndërhyrjes së huaj armiqësore ” në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në maj, duke bërë thirrje për fillimin e shpejtë të një  Ri-Rilindjeje European”, sipas propozimit të presidentit francez Emmanuel Macron.

“Ka forca të jashtme anti-evropiane që duan të hapur ose fshehurazi të ndikojnë në vendimin demokratik të evropianëve”, tha Tusk në një konferencë shtypi, duke përmendur si shembull rezultatin e referendumit Brexit, prej së cilit britanikët po duan të dalin nga BE, jo pa telashe.

 “Ky do të jetë përsëri rasti kur bëhet fjalë për zgjedhjet për Parlamentin Evropian në maj. Mos lejojmë partitë politike të përcaktuara nga forcat e jashtme armiqësore të Evropës që të vendosen mbi prioritetet kryesore të BE-së dhe të marrin udhëheqjen e institucioneve evropiane”, tha Tusk.

Ai më tej tha se mbështet plotësisht mënyrën e të menduarit për Europën që Macron solli para zgjedhjeve evropiane.

Presidenti francez mbron me zjarr një “Evropë të re”, në një kolonë të botuar të hënën në të gjitha 28 shtetet anëtare të BE-së në të cilën ai promovon idenë e një Rilindje të dytë Europiane. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts