Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

“Thikë në qafë”, muezini i një xhamie në Londër shfaqet i qeshur nga spitali

71-vjeçar Raafat është viktima e një sulmi të frikshëm që ndodhi së fundi xhaminë e Regent Park në Londër, por disa orë pas një thike në qafë ai është shfaqur i qeshur nga spitali ku po trajtohet.

Zëdhënësi i xhamisë, Ayaz Ahmed, tha se “qindra besimtarë ishin në xhami gjatë sulmit”.

“Ishte tronditëse. Sulmuesi mbante një thikë në dorë dhe sulmoi muezinin”, tha Ahmed. Ai theksoi se muezini ishte i njohur për komunitetin lokal musliman, pasi kishte 25 vjet që thërriste ezanin në xhami.

“Ne nuk e njohim sulmuesin. Një burrë më tha që ai e kishte parë atë disa ditë më parë dhe një tjetër pretendon se ai e ka parë dhe atë muajin e kaluar”, tha Ahmed.

Ngjarja bëri bujë pasi shfaqën pamjet kur policia britanike mbërthente brenda në xhami sulmuesin. Identiteti i tij dhe motivet, ende nuk janë bërë publike. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts