“The Letters”, filmi që shpalos letrat sekrete të Nënë Terezës

Jemi mësuar që njerëzit e famshëm, e në veçanti aktorët t`i shikojmë si personazhe shumë të dashur dhe ti respektojmë, e një gjë e tillë ka ndodhur në fakt me Juliet Stevenson, e cila ka bërë që të rritur e të vegjël të përulen përpara saj kur aktorja veshi petkun e ngjashëm me atë të Nënë Terezës në Kalkutë të Indisë.

Ndërsa ajo ecte e qetë nëpër lagje, turma e banorëve të zonës uleshin në gjunjë dhe përshëndesnin me dashuri aktoren nën petkun e fitueses së Çmimit Nobel për Paqen. Stevenson tha për mediat: “Isha duke xhiruar e veshur me sarin e saj të bardhë me vija blu. Njerëzit më afroheshin, uleshin dhe më preknin në këmbë… në Indi u duk sikur ajo u ngjall”. Juliet Stevenson, e cila ka interpretuar në filmat “Truly, Madly, Deeply”, “The Politician’s Wife” dhe “Accused”, do të interpretojë rolin e Nënë Terezës në filmin “Letters”.

11047043_933787133307341_353751221_n

Aktorja, e cila nuk është besimtare, ishte fillimisht e shqetësuar dhe në mëdyshje me marrjen e rolit, por më pas e ka cilësuar si një “sfidë të mrekullueshme”. Për të perfeksionuar rolin, Stevenson dëgjoi dhe lexoi histori të pafundme për Nënë Terezën. “Unë jam një femër 176 cm e gjatë dhe me fizik të fortë. Nuk ngjaj dhe aq shumë fizikisht me të, për të mos thënë që kemi edhe diferenca të mëdha sa i takon besimit fetar, por megjithatë, ishte një eksperiencë fantastike”,- është shprehur aktorja.

11026643_933787126640675_2072835760_n

Filmi shpalos pjesërisht letrat sekrete të Nënë Terezës, të cilat u publikuan për herë të parë në vitin 2007. Në to Shenjtorja shpalos krizat e saj me besimin dhe ndjenjën se Krishti e ka braktisur. /tesheshi.com/

Related posts