Thaçi: thirrje për unitet të brendshëm politik…në takim me ndërkombëtarët

Në një takim sot më ambasadorët dhe shefat e zyrave dhe misioneve ndërkombëtare në Kosovë presidenti Thaçi ftoi për unitet politik në këto deikate për të ardhmen e Kosovës.

“Përvoja e së kaluarës së afërt tregon se kur ka funksionuar ky unitet, edhe skena politike në Kosovë ka qenë unike dhe e gatshme për të lëvizur përpara”, tha Thaçi, që për paradoks është një thirrje mes të huajsh e jo mes kolegësh politikë.

Takimi kishte për qëllim ndarjen e opinioneve për samitin e Berlinit dhe pritjet për takimin që do të mbahet në Paris.

“Vlerësoj lart vullnetin e mirë të kancelares Merkel dhe këmbëngulësinë e presidentit Macron që çështjet e Ballkanit Perëndimor të lëvizin përpara”, u shpreh Thaçi, duke shtuar më tej se “takimi i Berlinit as nuk mbylli dhe as nuk hapi ndonjë ide apo koncept për mundësinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi”.

“Shpresoj se takimi në Paris do të jetë më mirë i përgatitur, se vendet anëtare të BE-së do të jenë më unike, do të prezantojnë ide kreative si të lëvizet përpara dhe takimi do të ketë substancë”, shtoi më tej Thaçi. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts