728 x 90 Leaderboard

Thaçi s’dëgjon opozitën, dekreton serbin që kërkohet nga Interpoli si gardian të Kushtetueses

Presidenti Thaçi nuk ka dëgjuar thirrjet e opozitës por edhe të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) që mos ta dekretojë si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese serbin Ladomir Laban pa u verifikuar e kaluara e tij.

Thaçi dekretoi të enjten Labanin i cili është në listën e Interpolit me kërkesë të Serbisë.

Portali tesheshi.com ka raportuar pasi Leban u votua nga deputetetë e Kuvendit të Kosovës, se ai kërkohet nga shteti serb për të vuajtur dënimin me 6 vjet burgim.

Ka tri vjet që ai kërkohet nga Serbia, pasi është dënuar për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe kontrabandën.

Autoritetet kosovare janë arsyetuar se urdhërarresti i Serbisë nuk zbatohet për shkak se Leban është shtetas i Kosovës dhe se urdhërarrestet e Serbisë injorohen gjithmonë për shkak të mungesës së bashkëpunimit.

Më poshtë gjeni linkun ku tesheshi.com më 22 maj të këtij rreth rastit “Laban” dhe reagimeve që ai mos dekretohet si gardian i Kushtetutës.

http://tesheshi.com/e-kaluara-e-dyshimte-e-radomir-laban-a-do-ta-dekretoje-thaci-serbin-e-zgjedhur-si-gardian-te-kushtetutes-se-kosoves/

Related posts