728 x 90 Leaderboard

Thaçi për “France 24”: kufijtë, një zgjedhje e detyruar!

Presidenti kosovar Hashim Thaçi, në prononcimin e radhës lidhur me kufijtë, deklaroi se ai nuk e ka dashur ndryshimin e tyre. Duke folur për France 24, Thaçi tha se ajo ishte thjesht një zgjidhje e mençur, por dhe e vetme, për stabilitetin e dy vendeve.

 “Ideja ime për korrigjim të kufijve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, nëse nuk do të nënkuptonte arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, në fakt sfidon rreziqe tjera të ndarjes së Kosovës apo themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe që nënkupton ‘Republika Srpska’”, ka thënë Thaçi.

Sipas Thaçit, marrëveshja do të duhet të përmbajë njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në Këshillin e Sigurisë së OKB-së. /tesheshi.com/

 

Related posts