728 x 90 Leaderboard

Thaçi pas takimit me Vuçiçin: i vështirë pajtimi, por duhet arritur

Pas takimit me presidentin serb Vuçciç, homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi theksoi se biseda mes tyre e cila ka patur në qendër një marreveshje që duhet të arrihet mes dy vendeve, në emër të një pajtimi historik, ka patur tensionin e vet.

“Ka qenë një takim jo i lehtë, ka qenë i vështirë, por me tone pozitive për të parë nga e ardhmja për interesin e të dyja vendeve.

Jemi dakorduar që procesi të intesifikohet në javët e ardhshme. Gjithashtu arritëm në konkludimin se arritja e marrëveshjes përfundimtare është në interesin e dy vendeve paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha Thaçi.

Sipas tij, edhe pse nuk i është i lehtë një pajtim, nuk ka rrugë tjetër, ai duhet arritur

“Jemi të vetëdijshëm se ky konflik është me tepër se një-shekullor dhe nuk është e lehtë të shkohet drejt një zgjidhje përfundimtare të një problemi të theksuar. E kaluara jonë na e imponon fqinjësinë e mirë të dy vendeve dhe popujve tonë.

Unë shpresoj dhe sot që është momenti i duhur për arritjen e marrëveshjes, nëse e humbi këtë moment do ta pagujamë çmim të dy vendet, dhe çmimi shumë të lartë”, theksoi presidenti kosovar. /tesheshi.com/

 

Related posts