Auto Dak
Auto Dak

Thaçi nis konsultimet për thirrjen e Kuvendit të ri: Vetëvendosja, LDK e Lista Srbska bojkotojnë takimin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nis sot takimet konsultative me përfaqësuesit e partive parlamentare për caktimin e datës për mbajtjen e mbledhjes së parë të Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme.

Lëvizja Vetëvendosje, koalicioni parazgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lista Serbe kanë paralajmëruar mospjesëmarrje.

Tashmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit 2017, Kosova vazhdon të jetë në në pritje  të seancës konstituive të Kuvendit të dhe të votimit të qeverisë së re, për krijimin e së cilës duhen së paku 61 vota të parlamentit 120 anëtarësh, prej tyre 100 shqiptarë e 20 të komuniteteve pakicë.

Koalicioni parazgjedhor, fitues i zgjedhjeve, PDK-AAK-Nisma me 33,74% të votave ka 39 deputetë, e i duhen edhe votat e së paku 22 deputetëve që në seancën konstituive të Kuvendit të zgjedhë kryeparlamentarin e Kryesinë e më pastaj ta zgjedhë qeverinë e re. Matematikat paszgjedhor llogarisin mundësinë te përkrahja, nëse do jetë, nga të gjithë 20 deputetët e pakicave dhe së paku nga 2 deputetë të dy subjekteve tjera shqiptare.

Këto dy subjekte, Lëvizja Vetëvendosje që garoi e vetme me 27,49% të votave – 32 deputetë dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 25,53% të votave – 29 deputetë mund të arrijnë të bëhen shumicë parlamentare me minimumin e numrit të mjaftueshëm prej 61 deputetësh vetëm nëse me të gjitha mandatet që kanë bëhen bashkë në koalicion paszgjedhor.

Nga subjektet e komuniteteve pakicë, më së shumti deputetë – 9, me 6,12% të votave, ka Lista Serbe.  I 10-ti deputet serb është nga Partia e Pavarur Liberale, e cila ka 0,49% të votave, ndërsa edhe 10 deputetë janë të komuniteteve tjera pakicë.

Rezultatet nuk i mundësojnë asnjë subjekti të vetëm ta krijojë qeverinë e re, prandaj koalicionet paszgjedhore, që nuk u bënë ende, janë të domosdoshme si e vetmja alternativë për të mos shkuar sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme paralamentare, ndërkohë që Kosovën e presin edhe zgjedhjet e rregullta lokale këtë vit, në 22 tetor.

Një muaj para zgjedhjeve të 11 qershorit 2017, në 10 maj,  Kuvendi i Kosovës u vetëshpërnda me kalimin me shumicë votash, të opozitës e edhe të partisë më të madhe të maxhorancës – PDK, të  mocionit të mosbesimit për qeverinë e udhëhequr nga LDK të zgjedhur në 9 dhjetor 2014 në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë me vonesë gjashtë muajshe pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Para tre viteve, në 2014-tën, Kuvendi u konstituua e Qeveria u zgjodh vetëm pasi PDK-ja nënshkruajti koalicionin paszgjedhor me LDK-në, e cila për të mundësuar krijimin e institucioneve të Kosovës u largua nga koalicioni i parë paszgjedhor që kishte me AAK-në e Nismën e pastaj edhe Vetëvendosjen.

/tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts