Thaçi në Samitin e Sofjes: të gatshëm për finalen e dialogut me Serbinë, por na hiqni vizat

Presidenti Hashim Thaçi, në hapjen e punimeve të seancës plenare të Samitit të Sofjes, ku u trajtua tema “Fuqizimi i të gjithë dimensioneve të ndërlidhjes (socio-ekonomike, fizike, digjitale dhe njerëzore)”, para liderëve evropianë e ballkanikë tha se Kosova është gati për fazën finale të dialogut me palën serbe.

“Kosova është e gatshme të hyjë në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht detyruese për normalizimin e marrëdhënieve dhe pajtimin. Ne i mbështesim plotësisht parimet kyçe të bashkëpunimit të forcuar, marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe nevojës për zgjidhje të qëndrueshme dhe të detyrueshme të mosmarrëveshjeve dypalëshe”, tha ai.

Thaçi shtoi më tej se për të pasur një ndikim të qëndrueshëm në afrimin e rajonit duhet hequr edhe barrierat e ndryshme të pranishme aktualisht.

“Kjo përfshin, por nuk kufizohet në njohjen e kualifikimeve, certifikatave dhe dokumenteve të tjera, uljen e kohës së pritjes në kufi, ndërveprimin në fushën e energjisë, sigurimin e lirisë së lëvizjes për njerëzit brenda rajonit duke hequr vizat, por edhe jetësimin e zotimeve të tjera që kemi dhënë më parë si rajon”, tha ai. /tesheshi.com/

Related posts