Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Thaçi, letër Kurtit: në emër të Kushtetutës, jo ti kryeministër por tjetërkush nga VV

Presidenti Thaçi, jo vetëm që s’i është bindur kërkesës së Kurtit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, por me anë të një letre ka kërkuar ngaky i fundit që ai, pra VV-ja, të mandaton tjetërkënd për kryeministër. E kjo sipas Thaçit, në emër të Kushtetutës, ndërkohë që dhe Kurti pretendon se në emër të Kushtetutës duhen zgjedhje të reja.

“Duke marrë parasysh Nenin 95 të Kushtetutës, Vendimin e Gjykatës Kushtetuese KO103/14, të datës 1 korrik 2014, dhe Vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 6 tetor 2019 (Protokoll i KQZ-së nr. 1845-2029, 27.11.2019), Lëvizja Vetëvendosje, është subjekti politik që ka fituar shumicën në Kuvend për të formuar Qeverinë dhe ka të drejtën e propozimit të kandidatit të ri, për të formuar Qeverinë. Ju lutem, në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, propozoni kandidatin e ri, të cilin do të mandatoj për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën zyrtare të presidentit Thaçi drejtuar kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Siç dihet, qeveria e këtij të fundit është rrëzuar me mocion mosbesimi, por Kurti pretendon se ai duhet të vijojë të qeverisë deri në një palë zgjedhje të reja. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com