728 x 90 Leaderboard

Thaçi: korrigjimi i kufijve në referendum; kundërshtarët e tij, kamikazë politikë!

Për herë të parë, qyshse ka promovuar idenë e korrigjimit të kufijve me Serbinë, presidenti kosovar Hashim Thaçi ka përmendur referendumin si mundësi për të marrë legjitimitet nga populli.

Ai deklaroi së fundi se korrigjimi i kufirit me Serbinë do të “shuajë ëndrrën serbe të një ndarjeje të Kosovës”.

“Kundërshtarët e kësaj ideje janë kamikazë politikë”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, “korrigjimi i kufijve që do të sjellë bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit me Kosovën, i jep fund ëndrrës së Akademisë Serbe për ndarje të Kosovës dhe krijimit të Republikës së Serbisë në Kosovë”.

Thaçi tha se procesi i korrigjimit të kufirit duhet të jetë transparent, duke shprehur vullnetin e qytetarëve në një referendum.

“Nuk do të lejoj askënd të parandalojë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e cila lejon të ardhmen evropiane të Kosovës”, tha Thaçi.

Ai u kërkoi partive opozitare të marrin pjesë në dialogun me Serbinë, duke i sfiduar ato në një mënyrë mjaft origjinale.

“Është e lehtë për të kritikuar, por është e vështirë për të përballuar me kundërshtarët e Kosovës. Nuk është e lehtë për t’u përballur me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Është e lehtë që të jesh një spektator, por është e vështirë që të jesh një lojtar. Kjo është arsyeja pse partitë ka nevojë për të hyrë në lojë dhe për të marrë përgjegjësi. Nëse ju nuk e bëni, ata atë dëshirojnë. Në fund të procesit, nëse arrijmë një marrëveshje, qytetarët do t’i drejtohen referendumit nëse e pranojnë atë“, shtoi Thaçi. /tesheshi.com/

 

 

Related posts