728 x 90 Leaderboard

Thaçi, Haradinaj e Veseli s’e bindin “Srpska”-n, Demarkacioni shtyhet për javën tjetër

Përkundër paralajmërimeve të krerëve të koalicionit se marrëveshja për Demarkacionin do të ratifikohet sot, kjo nuk do të ndodhë pasi seanca e ndërprerë është shtyrë për javën e ardhshme pasi mungojnë 80 votate nevojshme.

Shtyrja ka ndodhur pasi presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj e kryeparlamentari Veseli nuk kanë arritur një konsesus me Listën Serbe edhe pas takimit që zhvilluan me drejtues të subjektit të minoritetit serb.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, deri javën tjetër koalicioni qeverisës do mundohet të bind “Srpska”-n apo deputetë të caktuar të Vetvëvendosjes të japin votat për Demarkacionin.

Kujtojmë se Kuvendi paraprakisht dha kohë që Komisioni për Punë të Jashtme të votojë ndryshimet në Projektligjin e ri pas marrëveshjes së arritur mes partive, përjashtuar Vetëvendosjen.

Në takimin e parë, ky Komision pas dy tentimeve arriti t’i bëjë ndryshimet pasi shtatë deputet votuan pro.

Ndërkohë, në Kosovë tashmë ka arritur një delegacion i lartë i BE-së në krye me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Ky i fundit, i shoqëruar nga Komisioneri për Fqinjësi të mirë, Johannes Hahn dhe Shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini të cilët kanë duke zhvilluar një takim me presidentin, Thaçin, kryeministrin Haradinaj dhe kryekuvendarin Veseli. /tesheshi.com/

Related posts